Kamioni përplas për vdekje këmbësoren në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Aktualitet

Kamioni përplas për vdekje këmbësoren në rrugën

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku ka gjetur vdekjen një 66-vjeçare.

Mësohet nga burime zyrtare se kamioni i drejtuar nga një shtetas maqedonas, ka përplasur këmbësoren D. H., e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

 

 

ME TE LEXUARAT