Kërcënoi dhe dhunoi fizikisht nipin, arrestohet 59-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Kërcënoi dhe dhunoi fizikisht nipin, arrestohet 59-vjeçari

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.Abcnews.

ME TE LEXUARAT