Kishin humbur në mes të detit prej 24 orësh, shpëtohen peshkatarët në Vlorë

Aktualitet

Kishin humbur në mes të detit prej 24 orësh, shpëtohen

Një peshkarexhë e cila kishte humbur kontaktet prej 24 orësh me kapitenerinë e Portit të Vlorës është gjetur pak milje larg ishullit të Sazanit.

Burime bëjnë me dije për ABC se dy peshkatarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lokalizimi i tyre u bë pas një operacioni të policisë kufitare që arriti të mbërrijë në kohë duke bërë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve.


Njoftimi i policisë

Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport i vjen në ndihmë një mjeti peshkimi i cili kishte humbur kontaktet që mbrëmjen e datës 15.09.2021.

Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe me ndihmën e një Helikopteri, pas kërkimeve të pandërprera në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e datës 15.09.2021, 5 milje afër Sazanit.

Ekuipazhi i mjetit të peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar për në Triport.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

#FaleminderitPoliciaeShtetit????
#Bashkëmëtësigurt ????

ME TE LEXUARAT