Kokainë brenda kutisë së picave, identifikohet personi që desh shtypi policët me "Benz" në Tiranë

Aktualitet

Kokainë brenda kutisë së picave, identifikohet personi që

Mes pesë personave, të cilët u ndaluan nga operacioni antidrogë në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë është edhe Gazmir Cami, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ndërkohë, sasia 1 kg e 128 gram e kokainës ishte futur në një kuti picash.

Blutë e kryeqytetit me anë të një njoftimi zyrtar sqaroi ngjarjen, duke thënë se ndaluan një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë për incidentin me gazetarin e Neës24, policia thotë: Nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj.

ME TE LEXUARAT