LAJMI I FUNDIT/ Ndryshime në qeverinë Rama, Këshilli i Ministrave liron nga detyra 3 zyrtarë! (EMRAT)

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Ndryshime në qeverinë Rama, Këshilli i Ministrave

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë disa vendime para nisjes së sezonit parlamentar, ku bëhet me dije se janë liruar nga detyra 3 zyrtarë,

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve si:

U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;

Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.

Po ashtu bëhet me dije se do të shpërblehen nga një deri në 3 paga efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 shtator 2025:
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ME TE LEXUARAT