Maratona në Tiranë/ Makina luksoze çan kordonin e policisë, arrestohet shoferi i pabindur (Emri)

Aktualitet

Maratona në Tiranë/ Makina luksoze çan kordonin e

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në Tiranë, teksa maratona kishte marrë jetë. Mësohet se në zonat e blinduara nga policia, një makbnë luksoze ka çarë kordonin duke u futur pikërisht në një rrugë ku makinat nuk lejohen, për shkak të aktiviteti të sotëm.

Shoferi, Belind Luli, i njohur edhe nga policia për pasionin që ka për makinat luksoze, shkaktoi trazira, por fatmirësisht nuk u lëndua. Nuk dihet nëse i riu ishte në gjendje të dehur apo çfarë qëllimi kishte duke çarë kordonin e policisë të vendosur për Maratonën e Tiranës, por me veprimin e tij ka vendosur në rrezik qytetarët që merrnin pjesë në maratonë.

Pas diskutimit me drejtuesin e mjetit, policia ka hipur në mjetin luksoz për ta larguar makinën nga zona ku po zhvillohet maratona e Tiranës, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisarit nr.1 për sqarimin e plotë të ngjarjes. /Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT