Makina përplas motorin në Fier, një i plagosur

Aktualitet

Makina përplas motorin në Fier, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 20:15 në vendin e quajtur "Mbrostar Ura".

Mësohet se shtetasi E.S duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia menjëherë pas aksidentit ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shoferin.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT