Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 1.2 milion vaksinime anti-Covid deri më sot

Aktualitet

Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 1.2 milion vaksinime anti-Covid deri më sot

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nxjerr shifrat e të vaksinuarve në vend.

Manastirliu në një postim në Facebook, shkruan se në vendin tonë janë bërë të paktën 1,221,640 vaksinime ndaj koronavirusit. Ajo shprehet se mbulesa vaksinale duhet të rritet edhe me tej.

Ministrja u bën ftesë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende që t’i drejtohen qendrës më të afërt të vaksinimit.

POSTIMI I OGERTA MANASTIRLIUT NË FACEBOOK


“1,221,640 vaksinime antiCOVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale.

Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit  muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç.”

ME TE LEXUARAT