Mbajti lokalin hapur pas orarit policor, gjobitet dhe procedohet penalisht biznesmeni në Butrint

Aktualitet

Mbajti lokalin hapur pas orarit policor, gjobitet dhe procedohet penalisht

Një 37-vjeçar me inicialet D.K., është gjobitur me 1 milionë lekë të reja pasi është konstatuar teksa mbante hapur biznesin e tij jashtë orarit të lejuar. Sipas njoftimit të policisë, 37-vjeçari kishte haour biznesin në rrugën e Butrintit, Sarandë.

Në momentin që efektivët kanë shkuar të mbyllin lokalin, 37-vjeçari i ka kundërshtuar. Për këtë arsye, përveç gjobës, i riu është proceduar penalisht gjithashtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA: U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.

ME TE LEXUARAT