U prit me plumba në Rinas pas kthimit nga Barcelona, vrasësit e Gilmando Danit me informator brenda aeroportit?!

Aktualitet

U prit me plumba në Rinas pas kthimit nga Barcelona, vrasësit e

Policia ka zbardhur detaje te reja ne lidhje me atentatin e ndodhur diten e djeshme tek rrethrrotullimi i aeroportit te Rinasit ku mbeti i vrare Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-se, Mustafa Sheqeri.

Dyshohet se viktima dhe i plagosuri jane ndjekur nga brenda aeroportit nga autoret e ngjarjes qe kane vezhguar levizjet e tyre qe ne momentin e zbritjes nga avioni e me pas marrja e automjetit ne parkim per te dale me pas ne rruge e per tu nisur drejt Tiranes.  

Policia po kalon ne skaner kamerat e krejt aeroportit per te identifikuar kush kane qene personat qe ndoqen Gilmando Danin. 

Nderkohe, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, 2 prej të cilëve në kokë.

40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani.

U prit me plumba në Rinas pas kthimit nga Barcelona, vrasësit e

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to 2 në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona.

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to 2 në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona. TCH

 

 

ME TE LEXUARAT