Me pranga në duar, momenti kur të arrestuarit në Kadastrën e Tiranës shoqërohen në komisariat

Aktualitet

Me pranga në duar, momenti kur të arrestuarit në Kadastrën e

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga momenti kur personat e arrestuar gjatë aksionit në Kadastrën e Tiranës janë shoqëruar në komisariat.

Në pamjet e shpërndara nga blutë e kryeqytetit shihen personat me pranga në duar.

Gazmend Canaj, Neritan Bablusha dhe Admir Burri janë tre personat e vënë në pranga me akuzën e ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë nën hetim janë vendosur dy zyrtarë të tjerë, B.H, 59 vjeç dhe G.B, 58 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu është pezulluar nga detyra Panol At-Nikolla, punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” . Në lidhje me këtë çështje është shpallur në kërkim I.A, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”

TË ARRESTUARIT

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Neritan Bablusha, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJE I PEZULLUAR NGA PUNA

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

NJË I SHPALLUR NË KËRKIM

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

Materialet proceduralë i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

ME TE LEXUARAT