Mot i nxehtë dhe i kthjellat, temperaturat shkojnë 41 gradë sot

Aktualitet

Mot i nxehtë dhe i kthjellat, temperaturat shkojnë 41 gradë sot

Moti në vendin tonë ditën e sotme parashikohet i nxehtë dhe i kthjellët. Sipas MeteoAlb, parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësira të lehta shfaqen në verilindje dhe juglindje të vendit gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri gjatë mëngjesit në zonat malore të ngjitet në 18°C ndërsa mesdita ngjitet në 41°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi jugor- Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT