Nga neser Italia mbyll kufirin me Shqiperine per shkak te covid

Aktualitet

Nga neser Italia mbyll kufirin me Shqiperine per shkak te covid

Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë.

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje është mësuar se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga dita e nesërme askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

 

 

ME TE LEXUARAT