Nisi si histori rozë dhe përfundoi me pengmarrje, si ra në kurth biznesmeni në Tiranë nga vajza që ngacmonte (EMRI)

Ajo që nisi si një histori rozë, përfundoi në pengmarrjen e një biznesmeni në Tiranë. Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mësoi se biznesmeni e ngacmonte atë. Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth biznesmenin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.
Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng. Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë.
Pasi është lënë i lirë, biznesmeni është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen. Policia ka vënë në pranga Lusjan Kimza, Asmireld Nimani dhe Agustin Kimza (babai i Lusjanit), pasi i është gjetur një armë në banesë), ndërkohë janë shpallur në kërkim personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i plotë i policisë në lidhje me ngjarjen:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”. I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.


