Çomo: COVID shkaktoi lindje të parakohshme te shtatzënat

Aktualitet

Çomo: COVID shkaktoi lindje të parakohshme te shtatzënat

Çomo ngre alarmin: COVID shkaktoi lindje të parakohshme te shtatzënat


Shumica e të shtruarve në spitale për shkak të COVID janë mosha të reja dhe të pavaksinuar. Këtu e vuri thekson Najada Çomo.

“Në Infektiv janë 130 pacientë të shtruar, 12% në formë kritike, 54% në formë të rëndë, pjesa tjetër në formë të mesme të rëndë. Për t’u theksuar është se janë mosha të reja në spital, të gjithë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar në sensin e popullatës është që moshat e reja sot janë dhe ata që nuk kanë sëmundje kronike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gratë gravide, një pjesë e të cilave janë në spitale, kanë ecur mirë si  ecuri shëndetësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme për shkak të gravitetit të covid.


Në grup mbizotërojnë personat e pavaksinuar por ka dhe një % të ulët më pak se 3 ose 4 % që jnë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë”, tha Çomo.

ME TE LEXUARAT