Pas 5 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Aktualitet

Pas 5 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit në

Gjendet trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë. Mësohet se 60-vjeçari u gjet në mesnatë, ku sipas mjekësisë ligjore, trupi i tij ishte zënë nga masivi i minerale të shkëputura në nëntokë, duke ia marrë jetën.

Kujtojmë se rrëshqitja e mineraleve ndodhi më 15 shtator, ku minatorët dolën, përveç 60-vjeçarit. Ndërkohë, prej ditësh kërkimet për 60-vjeçarit vijonin ndonëse me ritme të ngadalta. Kjo e fundit erdhi pasi ekzistonte rreziku i shembjeve të mineraleve, duke i hequr atij çdo shpresë për të dalë i gjallë.

Viktima punonte në galerinë 3. Ai vendoste lëndën plasëse në minier për të shpërthyer mineralin e hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.

ME TE LEXUARAT