Peleshi viziton në spital ushtarin që u asfiksua nga flakët në Gjirokastër: Mirënjohje për punën heroike

Politikë

Peleshi viziton në spital ushtarin që u asfiksua nga flakët

Një ushtar i Forcave të Armatosura u asfiksua sot gjatë luftës në terren me flakët në Gjirokastër. Ai menjëeherë u nis për në spital. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zbuluar gjendjen e tij gjatë vizitës në spital. Teksa publikon një foto nga dhoma e spitalit, ministri Peleshi thekson se gjendja e ushtarit Edlir Goxhaj është e qëndrueshme.


“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”, shkruan ministri Peleshi.

ME TE LEXUARAT