Përdhunuan në grup 4 muaj më parë 15-vjeçaren në Mirditë, prokuroria mbyll hetimet për 5 të akuzuarit

Aktualitet

Përdhunuan në grup 4 muaj më parë 15-vjeçaren në

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë. Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë "Arrest në burg" është ngritur akuza "Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" e kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 burrat kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi. Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas uu ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A.GJ. Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur.

Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Kjo ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

 

 

ME TE LEXUARAT