VIDEO/ Përmbytje në bastionin e PS-së! Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qendra votimi.
Si pasojë e kanalizimeve të bllokuara raportohet se uji ka depërtuar në ambientet e qendrave të votimit ku qytetarët kanë nisur të votojnë prej mëngjesit të sotëm për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të hyrë në qendrat e votimit, ndërsa raportohet se autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.
Vlora, i njohur si bastion i PS-së, ka qënë sot qyteti me pjesmarrje më të ulët të votuesve. Kryetari i PD Sali Berishes ka hedhur një video me shkrimin .Vlorën e mbyti betoni, e përmbyti korrupsioni!


