Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur

Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Rinas, ku një person raportohet se është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimë dyshohet të jetë shoferi, Gilmando Dani, i njohur si krahu u djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), pasagjer ka mbetur i plagosur. Automjeti është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.

Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person

Policia ka mbërritur në vendngjarje po përpiqet te thyejë xhamin për të nxjerrë të plagosurin, për ti dhënë ndihmë sepse makina eshte bllokuar.

Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.

Njoftimi i Policisë

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT