Personi që mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit dërgohet me urgjencë te Trauma
Lajmifundit
/
11 Nëntor 2025, 16:22
Aktualitet

Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i plagosur në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Sipas burimeve 40-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ai ka marrë disa plagë në trup.
Shaljani drejtonte automjetin, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit.


