Plagosën me thikë 43-vjeçarin, shpallen në kërkim tre persona në Tropojë

Aktualitet

Plagosën me thikë 43-vjeçarin, shpallen në kërkim tre

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim tre qytetarë, babain dhe dy djemtë e tij, pasi kanë qëlluar me thikë dhe i kanë goditur makinën me gurë një 43 vjeçari.

I dëmtuar ka mbetur 43 vjeçari me inicialet P.Gj., i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërkohë ai u godit pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë

Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babai me dy djemtë si autorë të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;

N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.

Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.

Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT