Plagosja e dyfishtë në Tiranë, si u përplasen grupet pas konfliktit për drogën

Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, si u përplasen grupet pas

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e dyfishtë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në Tiranë. Mësohet se ka pasur një konfrontim mes dy grupe të rinjsh, që ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Dy të rinjtë e plagosur, Aleksandër Nikolli, 27 vjeç, dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, kanë qenë në trotuar, pranë një pallati, kur kanë nisur të konfrontohen fillimisht verbalisht me një grup tjetër të rinjsh, e më pas me armë zjarri.

Sipas BalkanWeb, dyshohet se pas kësaj përplasjeje fshihet shpërndarja e drogës, ku në konflikt janë përfshirë pesë persona.

Kujtojmë se kjo javë ka qenë me një bilanc negativ për Policinë e Tiranës, ku të hënën pati një sherr masiv përpara shkollës “Çajupi, të martën në mbrëmje u plagos me armë zjarri i riu Redi Balla, te Komuna e Parisit, ndërsa sot kemi dy të plagosur.

ME TE LEXUARAT