Plehrat mbulojnë koshat në Durrës, nuk mblidhen prej 2 ditësh

Aktualitet

Plehrat mbulojnë koshat në Durrës, nuk mblidhen prej 2

Mbledhja e mbetjeve urbane në Bashkinë e Durrësit është kthyer sërish në një problem për qytetarët. Si për ironi të fatit, shumë pranë bashkisë që mbledh taksa për pastrimin e mbetjeve, plehrat janë në tokë.

Dhe si për koincidencë, një vit më parë situata e grumbullimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Durrësit ishte e njëjtë, siç e dokumentojnë pamjet.

Po ndërsa një vit më parë shkak u bë mbyllja e vendgrumbullimit të Porto Romanos, këtë vit ende nuk dihen arsyet që plehrat kanë filluar të bëhen mal në qendër të kryeqendrës së turizmit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një kohë që sezoni turistik veror shihet si një ndër mundësitë e rimëkëmbjes ekonomike pas vështirësive që Durrësi ka përjetuar, turistët priten me plehra dhe situatë mjedisore aspak normale. Ata shëtisin mes mbeturinave që po zënë edhe trotuaret.

Ndërkohë banorët ndihen të braktisur nga pushteti lokal, pavarësisht se sipas tyre, paguajnë të gjitha detyrimet për shërbimet publike.

Në Durrës rrezikon të përsëritet e njëjta situatë e rëndë mjedisore si ditët e para të qershorit të vitit të kaluar, ku për një javë me radhë qyteti u përmbyt nga plehrat. Burime bëjnë të ditur se problematika me tërheqjen e mbeturinave urbane lidhet me marrëveshjen kontraktuale mes bashkisë Durrës dhe koncensionarit të Sharrës.

ME TE LEXUARAT