Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, prangat 2 të rinjëve në Lezhë

Aktualitet

Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, prangat 2 të

Policia e Lezhës ka arrestuar 2 të rinj, pasi u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit zyrtarë, emigrantëve u ishte premtuar kalimi drejt BE-se, kundrejt pagesës. Mësohet se shtetasit E.B 26-vjeç dhe I.N 33-vjeç, janë arrestuar në Kurbin.

"Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetet  tip “ Volvo” dhe "Ford" po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.", njofton policia./shqiptarja

ME TE LEXUARAT