Polici i dehur bën aksident në Ersekë, edhe makinën e kishte me letra false

Aktualitet

Polici i dehur bën aksident në Ersekë, edhe makinën e kishte

Nje efektiv policie ne Korce, u arrestua ne flagrance pasi u perfshi ne aksident me makine dhe nga hetimet, rezultoi se ishte ne gjendje te dehur, dhe vec kesaj, automjetin e kishte pa letra, e madje, i kishte vendosur targat e nje makine tjeter.

Burimet zyrtare thane se nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Korçë-Elbasan u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësit të Policisë S.SH., pasi rreth orës 12:30, në datë 13.10.2021, në vendin e quajtur ish-Pazari në qytetin e Ersekës, duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se automjeti ishte pa dokumentacionin përkatës dhe targat i përkisnin një automjeti tjetër të çregjistruar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga testi i kryer me aparat Drager, punonjësi i policisë S.SH. ka rezultuar në gjendje të dehur.

SHÇBA Korçë ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë në ngarkim të këtij punonjësi të policisë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

ME TE LEXUARAT