Policia "blindon" Sarandën, ngrihen disa pika kontrolli, arrestohet i riu

Aktualitet

Policia "blindon" Sarandën, ngrihen disa pika kontrolli,

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës, ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende.

Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.


Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

ME TE LEXUARAT