Policia zbardh plagosjen në Kashar, shpallen në kërkim 3 persona

Aktualitet

Policia zbardh plagosjen në Kashar, shpallen në kërkim 3 persona

Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e një të riu të ndodhur tre ditë më parë në Tiranë.

Policia bën me dije se në kuadër të kësaj ngjarje është bërë dokumentimi i plotë rreth asaj që ka ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit, L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se plagosja ka ndodhur si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur duke plagosur shtetasin R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.



Njoftimi i plotë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, me datë 17.09.2021, në Qafë Kashar.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:  L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT