Punimet në Porto Romano, Balluku: Është bërë 50 % e punës, përfundon këtë shtator!

Aktualitet

Punimet në Porto Romano, Balluku: Është bërë 50 % e

Ministra e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet në për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës, ku do të ngrihet parku energjetik e ai industrial si dhe ECO-Parku. Kjo arteri që do të nxis zhvillimit ekonomik të zonës do të përfundojnë këtë shtator, ndërsa do të lehtësojë trafikun e rënduar në Durrës.

Balluku tha se ky projekt do i japë një frymë zhvillimit të ekonomisë dhe është një nyje lidhëse me të gjitha investimet që po bëhen në qytet që nga porti i ri turistik deri tek ai i mallrave, do të lidhe autostradën dhe Durrësin përmes arterieve të ndryshëm. Balluku tha se ko zonë përveçse është indistriale ka të gjitha kushtet që të jetë edhe urbane duke u krijuar mundësi zhvillimi për të gjitha drejtimet.

Balluku tha se deri tani është bërë gati 50 % e punës pasi fillimisht në zonë është bërë ngritja e tokës mbi nivelin e detit për të shmangur situatën me përmbytjet. Zona ka qenë nën nivelin e detit, ndërsa tani është 2 metra mbi nivelin e detit.

“Lotin e 3 e kemi nisur shtatorin e kaluar këtë kantier dhe tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe shtrati i rrugës është i dukshëm. Drejtimi i rrugës në perëndim na lidh me portin e ri që ka nisur puna për ndërtimin e tij dhe zhvillimi i tij ka lidhje me projektin e Emirateve që ka marrë përsipër dhe ndërtimin dhe kthimin e portit të Durrësit në një pikë turistike për Mesdheun. Eco Parku po shkon mirë, ku një vit më parë këtu ishte një situatë dramatike. Në Spitallë janë 60 hektarë për të kryer përpunimin e materiale që do të lidhet me të gjitha arteriet rrugore dhe do të ketë edhe një linjë të dedikuar hekurudhore. Qyteti i Durrësit do të zhvillohet edhe nga ana urbane në këtë zonë, edhe se është një zonë industriale. Infrastruktura i përgjigjet të gjithë nevojës si nga ana komerciale dhe industriale dhe asaj urbane. Durrësi do shpëtojë nga trafiku i rëndë. Deri tani është bërë gati 50 % e punimeve dhe do të ruajmë në fund të shatori 2021 do të ketë përfunduar.

ME TE LEXUARAT