Rama jep lajmin e mirë: Ndërtimi i lagjes në Fushë- Krujë drejt përfundimit (Video)

Aktualitet

Rama jep lajmin e mirë: Ndërtimi i lagjes në Fushë-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sot në Facebook, me një video nga Fushë- Kruja. Pamjet tregojnë lagjen e re në këtë zonë, ndërtuar për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë bëri me dije se ndërtimi i kësaj lagje është drejt përfundimit.

“MIRËMËNGJES, dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Kujtojmë se më 26 nëntor, 2019, një tërmet i fuqishëm goditi vëndin tonë, duke lënë dëme të mëdha në njerëz dhe materiale. Mbi 50 persona vdiqën, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa shtëpi. Zonat më të prekura ishin Thumana, Durrës, Këneta, Laç dhe Fushë Krujë.

ME TE LEXUARAT