Rikthehet i ftohti polar, ulen ndjeshëm temperaturat pas mesnate

Aktualitet

Rikthehet i ftohti polar, ulen ndjeshëm temperaturat pas mesnate

Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë gjatë ditëve të fundit dhe pritet që ekstremi i temperaturave të ulta për këtëjavë të arrihet gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të së mërkurës.

Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për ulje të temperaturëve deri në -4 gradë Celsius gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet si edhe zonat malore të vendit.

Temperaturat e ulta nga -4 deri në 2 gradë Celsius do të përfshijnë thuajse 80% të territorit të Shqipërisë duke përjashtuar vetëm zonat bregdetare, të cilat do të kenë temperature disi më të larta krahasuar me pjesën tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Temperatura më e ulët pritet të arrihet në Kukës me -8 gradë Celsius, Peshkopi me -6 Gradë Celsius, Bajram Curri e Korçë me -6 dhe -7 gradë Celsius, etj.

Situata pritet të përmirësohet disi gjatë mesditës së nesërme ku tempeturat do të rriten sërish pas kalimit të rrymave të ftohta ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit.

ME TE LEXUARAT