“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin sirian

Aktualitet

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në

Pesë gra dhe 14 fëmijë u janë dorëzuar sot autoriteteve shqiptare. Gazetari Taulant Kopliku ka publikuar një video, ku interviston një vajzë të vogël, e cila mes lotësh shprehet se dëshiron të kthehet në Shqipëri.

E frikësuar dhe e strukur pas murit, 11-vjeçarja thotë se nuk dëshiron më që të qëndrojë në kamp, por do që të kthehet në shtëpi dhe të bashkohet me njerëzit e afërm.

Gjatë intervistës gazetari Kopliku i premton Jasminës që shumë shpejt do të kthehet në atdhe për t’u bashkuar me familjen e saj, ndërsa në një postim të bërë sot në Facebook ai shpreson që 11-vjeçarja të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t’iu bashkohet sa me shpejt”, shkruan gazetari Kopliku.

ME TE LEXUARAT