“Shohim gra gjysmë të zhveshura, jemi emigrantë luksi”, afganët flasin për Shqipërinë në NY Times

Aktualitet

“Shohim gra gjysmë të zhveshura, jemi emigrantë

Prestigjozja amerikane New York Times ka publikuar një artikull kushtuar afganëve të strehuar në Shqipëri, teksa në intervista janë marrë disa prej tyre. Afganët shprehen mjaft të impresionuar nga mikpritja shqiptare dhe strehimi i tyre nëpër hotele lukzose me pishin a dhe me bregdetin afër. Ata gjithashtu e shohin Shqipërinë si një vend shumë pro amerikan, teksa përshtypje u bëjnë edhe gratë me bikini në plazhet tona dhe kjo u duket si parajsë.

“Shohim gra gjysmë të zhveshura, jemi emigrantë

Atikulli i New York Times vijon si më poshtë:


Shqipëria, që është angazhuar të marrë deri në 4000 refugjatë nga Afganistani, po strehon disa qindra prej tyre në vendpushimet përgjatë bregdetit të Adriatikut, shkruan Andrew Higgins për “The New York Times”. Një studente e Mjekësisë,  pas një jave nën sundimin e talebanëve dhe tri ditëve të terrorit duke pritur një fluturim nga aeroporti i Kabulit, në ditën e parë, në shtëpinë e saj të re, vështroi nga dritarja dhe pa “Statujën e Lirisë”.

“Për një moment, mendova se mos ndoshta isha në Nju Jork”, tha Tahera, një studente 21-vjeçare. “Por, statuja, e ndërtuar me allçi, në vend të bakrit dhe e vendosur në Shqipërinë e Veriut, një vend dukshëm pro amerikan, ishte shumë më e shkurtër se ajo e vërteta”, shtoi ajo, duke folur me humor, pavarësisht nga sprova e saj e tmerrshme. Statuja ishte një zbukurim në territorin e një vendpushimi bregdetar shqiptar, që strehon më shumë se 440 afganë, të cilët u larguan nga Kabuli, kur qyteti ra në duart e talebanëve më 15 gusht.

Tani, në një vendpushim me tre pishina dhe një plazh të gjatë me rërë, Tahera dëshiron të mësojë të notojë, e etur për të hequr mendjen nga traumat. Ajo, gjithashtu, mezi pret të mësojë të ngasë biçikletën, një formë stërvitjeje që shoqëria konservatore dhe patriarkale e Afganistanit nuk e pranon për gratë. E vendosur për të ruajtur karrierën e saj të planifikuar mjekësore, ajo po merr pjesë në një kurs të ndihmës së parë, i ofruar në vendpushim nga një mjek afgan nga Londra.

“Shohim gra gjysmë të zhveshura, jemi emigrantë

Wahab, një gazetar i cili ndihmoi drejtimin e një agjencie lajmesh të financuar nga SHBA, që mbulonte çështjet e grave në qytetin perëndimor afgan të Heratit, tha se ai kurrë nuk kishte pritur të shihte objekte të tilla luksoze. Ai u largua nga Afganistani me gruan dhe tre fëmijët e tij, me ndihmën e “National Endowment for Democracy”.

“Ne jemi refugjatë luksi”, bëri shaka ai. “Ne shkojmë në plazh dhe shohim gra gjysmë të zhveshura. Ne flemë, hamë dhe shkojmë në plazh. Për shumicën e njerëzve, kjo do të dukej si parajsë”, shton ai.

ME TE LEXUARAT