Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete, ja rregullat që janë shkelur në marrëveshjen e fshehtë të qeverisë me arabët

Aktualitet

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete, ja rregullat që

Porti i Durrësit është falur me negociata sekrete. Në muajin prill 2021, pak para zgjedhjeve parlamentare, u publikua projekti për ndërtimin e marinës së Durrësit. Por atë mund ta quajmë një projekt “sekret pasi shumë pak detaje janë bërë publike.

Një shoë madhështor, që i hap rrugën koncesionit kontrovers duke transferuar pa garë dhe pa procedurë ligjore, një pronë publike me vlerë të paktën 500 milionë euro tek një kompani private. U raportua një ditë më parë ngjashmëri të “frikshme” me projektin e dështuar në Serbi nga e njëjta kompani arabe.

Emar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga më të mëdhatë në botë, mori përsipër të investojë 2 miliardë dollarë në transformimin e portit aktual, duke e kthyer atë në marinë. Projekti parashikon ndërtimin e shërbimeve të dedikuara turizmit, apartamente, hotele dhe qendra tregtare, luksoze për ta kthyer zonën në një atraksion të turizmit elitar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Investimi sipas tyre, parashikohet të jetë një ndër investimet e huaja më të mëdha në Shqipëri vitet e fundit. Por ky investim, i fshehur pas shifrave të majme, ende nuk ka një projekt të detajuar apo studim, që të jenë bërë publikë. Të vetmet të dhëna, që janë publike, janë disa pamje të bukura 3D, që tregojnë se çfarë pritet të ndodhë në zemër të qytetit të Durrësit.

I mbuluar me hije dyshimi, askush nuk ka bërë një llogari se çfarë humb dhe çfarë fiton Durrësi nga ky investim nën petkun e investimeve strategjike. Kontrata për shitjen e portin të Durrësit ka shumë dritëhije sa i përket përfitimeve të palës shqiptare.

Referuar kontratës së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, kompania arabe do të arrijë të përvetësojë, përveç portit, një truall mjaft të majmë që është tokë e shtetit.

Dritëhijet e marrëveshjes sekrete

Porti i Durrësit është nyja më e rëndësishme e transportit në Shqipëri, pasi dalje në këtë port i mundësohet edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në kushtet aktuale. Baza e kësaj marrëveshje u hodh gjatë një vizite që ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë zhvilluan pak kohë më parë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata u panë në një video teksa darkonin në një restorant luksoz në Dubai.

I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri. Domethënë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore, ndërkohë që asaj i falen 812 600.98 m2  tokë ose 81 hektarë, nga të cilat 54 mijë m2 , kompania i shfrytëzon për ndërtim, ndonëse ajo është tokë shtetërore.

Që pas darkës së famshme të Nusretit, përfaqësues të qeverisë Rama kanë qenë të paktën edhe 4 herë të tjera në Dubai për të negociuar direkt me Muhamed Alabar për koncesionin e shumëpërfolur të Portin të Durrësit. Në të njëjtën kohë vet Alabar ka qenë disa herë në Tiranë. Por të gjitha vizitat e ndërsjellta janë mbajtur sekret dhe pa asnjë njoftim publik.

Arabët morën portin e Durrësit, shqetësime në KE

Sipas ekspertëve ky projekt nuk shihet me sy të mirë edhe nga aleati strategjik i vendit, BE. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është përgjigjur: “BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.

BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e marrëveshjes me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE dhe Shqipërisë”. Pra i gjithë ky projekt, mund të dëmtojë rëndë shqiptarët, nga të fshehtat e takimeve që nuk bëhen ende publike.

Pas transferimit, Porti i Durrësit do të çmontohet dhe kompania private do të ndërtojë aty një port jahtesh si dhe mijëra apartamente, të cilat më pas do të shiten në treg duke sjellë fitime për të. Por për shqiptarët se sa thellë “do të zhyten” ende nuk dihet. Në këtë port ndërkombëtarët kanë hedhur shuma të majme për ta transformuar dhe investimi arab i hedh të gjitha poshtë.

Ende nuk dihet nëse do të përfundojë, pasi mund të përfundojë si rasti i ngjashëm me Serbinë.

ME TE LEXUARAT