Situata me zjarret në Cukal të Vaut të Dejës problematike, MB: Po favorizohet nga era

Aktualitet

Situata me zjarret në Cukal të Vaut të Dejës problematike,

Ministria e Mbrojtjes jep informacione rreth situatës me zjarret në Cukal të Vaut të Dejës. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme në këtë fshat.

Forcat e Shërbimit vendor i MZSH Vau Dejës së bashku me forcat pyjore dhe banorë nga komuniteti njoftohet se po punojnë për shuarjen e vatrës.

Vatra duket të jetë problematike pasi po favorizohet nga erërat. Deri tani janë djegur 10 hektarë kullotë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Gjithashtu, Mbrojtja bëri të ditur se shërbimi i zjarrfikëses në Kavajë ka njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Domën në lagjen Xhelezaj. Në vendngjarje ndodhen mjeti zjarrfikës me efektivët e MZSH Kavajë.

ME TE LEXUARAT