Tani mund të udhëtoni drejt Italisë për turizëm, njoftimi i TIA-s: 5 ditë karantinë për çdo qytetar dhe...

Aktualitet

Tani mund të udhëtoni drejt Italisë për turizëm,

Nga data 31 korrik, shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Italisë për turizëm. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka bërë të ditur se të gjithë udhëtarët do të duhet të karantinohen për 5 ditë pas mbërritjes në vendin fqinj.

Gjithashtu, TIA ka publikuar dhe të gjitha kërkesat që duhen plotësuar nga çdo udhëtar. Qytetarët duhet të paraqesin rezultatet negative të tamponit të kryer brenda 48 orëve të fundit nga data e fluturimit.

Nga ky rregull  përjashtohen fëmijët nën moshën 6 vjeç. Personat të cilët do të qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye pune ose shëndeti nuk do të jenë të detyruar për karantinë.

Njoftimi i aeroportit Nënë Tereza:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:

Të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të  48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar Fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë. Pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: https://app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.

gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”. Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

ME TE LEXUARAT