Tradhëtia e Dumanit/ Atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan

Aktualitet

Tradhëtia e Dumanit/ Atentati i dështuar ndaj “Olit”,

Por fundi i Nuredin Dumanit do të ishte edhe atentati i dështuar ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe si ‘Oti’, ndodhur më 29 mars 2022 në Elbasan.

Aty ku Nuredin Dumani dyshohet se u tradhtua dhe mbeti i plagosur në pritë. Ku i pari që do të arrestohej do të ishte miku i tij Henrik Hoxhaj, me të cilin ishte ditën e atentatit.

Dhe më pas vetë Dumani që qëndronte i plagosur në një pallat në Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ku Henrik Hoxhaj do të tregonte fillimisht për hetuesit njohjen e tij me Dumanin. “Nuredinin Dumanin e kam takuar para 3-4 vitesh, tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët.

Njohja ime me të ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen me të. Gjatë kësaj periudhe kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë.”, tha Henrik Hoxhaj.

Henrik Hoxhaj rrëfeu më tej edhe ditën se si Dumani ra në pritë ndërsa ishte nisur për të ekzekutuar Elton Kilën, në Elbasan. Vrasje për të cilën do të paguhej 70 mijë euro, por që nuk mund ta realizonte i vetëm.

“Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishin porositur më pare. 15 apo 20 ditë përpara se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon, duke më dërguar foton e personit në Elbasan që duhet të vrisnin.

Emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie. Për këtë arsye unë kam ka vajtur disa herë në Elbasan që të vrisja personin foton e të cilit ma kishte dërguar Nuredini, i cili më premtoi se do të paguhesha 70 000 euro.

Pasi studiova terrenin, e pashë të vështirë që ta vrisja vetëm këtë person. Për këtë arsye Nuredini erdhi vetë që ta kryenin bashkë këtë vrasje.”, pohoi Hoxhaj.

Sipas rrëfimit të Henrikut, tri ditë përpara se të binin në pritë, ai kishte shkuar bashkë me Nuredin Dumanin në Elbasan për të vrarë personin. Por nuk e kishin parë në vendin ku ai qëndronte.

Për këtë arsye ata kishin vendosur të riktheheshin edhe njëherë në Elbasan më 29 mars, me qëllim për të mbaruar punë.

“Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09.15. Unë dhe Nuredini, ai me BMW X5 me targa AA…. dhe unë me automjetin Benz me targa AA…. Unë isha para me BMW për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim, Nuredini ka futur në automjetin BMW X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta.

Rreth orës 11.30 unë kam arritur në Elbasan.Gjatë kësaj kohe unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do vrisnim por kam fiksuar një ‘Benz’ të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo ‘Benz’ por ai më tha që donte parë ai mjet.

Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim tek kryqëzimi Cerrikut. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin.

Rrugës për aty më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur.”, theksoi ai.

Henrik Hoxhaj tha për hetuesit se gjatë rrugës Nuredin Dumani nuk i tregoi se kush e kishte zënë në pritë. “Pasi hipa Nuredinin në makinë me shpejtësi jam nisur drejt Fierit pa ndaluar në asnjë vend.

Rrugës e kam pyetur Nuredinin se kush i kishte shtënë me armë dhe ai më ka thënë se një mjet ‘Benz’ me targa të vjetra të Elbasanit ku ndodheshin tre persona me maska i kishin shtëne me armë në befasi. Kur e futa në shtëpi e kam zhveshur Nuredinin dhe pasi u zhvesh ai filloi të villte.

Menjëherë duke parë gjendjen e Nuredinit kam dalë dhe kam kërkuar për ndihmë mjekësore ku kam gjetur shtetasit Bledar Berdalli, dhe dy tjerët nuk i njoh me emër të cilët i kam të njohur në qytet dhe janë me profesion mjek e infermier.

Të tre ata kanë ardhur tek shtëpia dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore Nuredinit për sa kishin mundësi dhe më pas janë larguar.”, shtoi ai.

Por ai që do të rrëfente se kush e kishte çuar atë ditë të vriste Elton Kilën në Elbasan, do të ishte vetë Nuredin Dumani. Ai tha për hetuesit se porosinë për vrasjen e kishte marrë nga Suel Çela.

Një tjetër personazh i lidhur me krimin në Elbasan. Ndërkohë që për Nuredin Dumanin duket se ky ishte çmimi që duhet të paguante për vitet e gjata të shërbimit në botën e krimit.

“Suel Çela më kërkoi që të vrisja Otin, foton e të cilit ma çoi në telefon. Duke qenë se Henriku nuk po e gjente Otin, unë erdha vetë nga Kosova.”, tha ai. Ardhja nga Kosova ishte kurthi, për ta eliminuar Dumanin, i cili dinte shumë dhe kësisoj ishte rrezik për grupet kriminale.

Sepse sikurse po rezulton ai ka vepruar për llogari të shumë grupeve, që nga Elbasani, Durrësi, Lezha e Tirana. Dëshmia e tij e bërë publike deri më tani, është vetëm maja e ajsebergut. 3 prokurorët e SPAK kanë në duar rrëfime të tjera të gjata e të detajuara. Që trembin bosët e krimit

.Disa prej të cilëve janë në arrati, dhe pyetja që shtrohet është: KUSH E KA RADHËN?
(BalkanWeb)

ME TE LEXUARAT