Transportonin 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen dy persona në Korçë

Aktualitet

Transportonin 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës,

KORÇË

Policia e Korçës ka ndaluar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi janë kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, K. L., 31 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 22 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, shtetasin D. Gj., duke transportuar me mjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se të implikuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje ishin edhe shtetasit E. R. dhe K. L., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT