U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: U fsheha në xhami nga besimtarët myslimanë!
Daut Laze, i cili prej datës 4 Shkurt ndodhej në arrati pasi arriti që të largohej nga burgu i Shënkollit, është vendosur në pranga mbrëmjen e së hënës (14 Prill) nga efektivët e Komisariatit nr.6.
Sipas dëshmisë së tij, nga momenti i arratisjes ka qëndruar i fshehur në Tiranë, kryesisht në zonën Freskut, Kombinatit dhe Astirit.
49-vjeçari ka thënë se duke përfituar nga muaji Ramazanit është fshehur në xhami. Ai shtoi se e kanë fshehur besimtarët myslimanë.
Daut Laze menjëherë pas prangosjes është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët e Komisariatit nr. 6 prej dy javësh ruanin banesën e Daut Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.
Që të mos njihej 49-vjeçari kishte hequr mjekrën dhe mbante kapele.