U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën pak pasi zbriti në aeroport

Gilmando Dani u vra sot në një atentat të qëllimshëm pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.
Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.
Autorët dyshohet se kanë pasur informacione të sakta për 47-vjeçarin.
Autorët, të dyshuar si dy qitës dhe një shofer i makinës “Toyota” me targa greke, i kanë bërë pritë në dalje të aeroportit.
Gilmando Dami është viktima e 42-të për vitin 2025 në vendin tonë nga ngjarjet kriminale dhe atentatet mafioze.
Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit.


