U gjet e vdekur në shkëmbinjtë pranë Petroliferës në Vlorë, zbulohet emri i gruas së pajetë

Aktualitet

U gjet e vdekur në shkëmbinjtë pranë Petroliferës

Është identifikuar viktima që u gjet në orët e mëngjesit të sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Burime bëjnë me dije se gruaja që u gjet e pajetë është identifikuar si Nadire Nelaj, 72-vjeç, e cila ishte larguar rreth 5 ditë më parë nga banesa e saj.

Nelaj, mësuese në pension, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi.

Nuk dihet ende nëse Nelaj është mbytur në det dhe trupi i saj është nxjerrë nga uji, apo i ka dhënë fund jetës pranë shkëmbinjve.

Trupi i saj u pikas nga peshkatarët, të cilët më pas bënë të mundur dhe njoftimin e policisë, e cila ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Kanë qenë familjarët e gruas së moshuar ata që kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të saj në morgun e qytetit të Vlorës.

Njoftimi i dhënë nga policia:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze.

Vijon puna për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT