U kap me drogë në makinë, lirohet nga qelia Azem Hajdari

Aktualitet

U kap me drogë në makinë, lirohet nga qelia Azem Hajdari

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e ish-liderit të Dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari, duke i lënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi në makinën ku ai po udhëtonte policia gjeti kanabis.

Ngjarja rrodhi 3 ditë më parë, gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në aksin Elbasan-Metalurgji ku në automjetin tip "Audi", u gjetën 5 doza cannabis sativa.

Drejtuesi i automjetit, ishte 21-vjeçari vjecari Ergi Gjumsi, ndërsa Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe dy të rinj të tjerë ishin pasagjerë.

Fillimisht të rinjtë u shoqëruan, por më pas ndaj tyre u morr edhe masa e arrestit.

E lirë u la vetëm një vajzë 19-vjecare me banim në Lushnje, që ndodhej në makinë.

ME TE LEXUARAT