U kapën me kanabis gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë, njëri prej tyre tentoi të largohej me vrap

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza.
25-vjeçari u kap në fshatin Zëmblak, ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje.
Gjatë aksionit policor, u kap po ashtu edhe një mjet ku drejtuesi 20 vjeçar me iniciale A.T. iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabiss sattiva.
Në momentin e ndalimit nga policia, në mjet ka qenë edhe një shtetas tjetër i cili tentoi të largohej me vrap por u kap nga shërbimet e policisë. Lënda narkotike u gjet brenda mjetit të 20-vjeçarit, i cili po ashtu dyshohet se do të bënte shpërndarjen e drogës.
20-vjeçari ra në pranga ndërsa personi tjetër që ishte në makinë dhe tentoi të largohej, u procedua në gjendje të lirë.
Aksioni i mbrëmjes së djeshme u finalizua nga sektori i antidrogës në DVP Korçë, ndërsa mësohet se u kryen edhe kontrolle banesash dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike të kapur në të dyja rastet si edhe telefona celularë. Hetimet vazhdojnë nga policia dhe prokuroria.


