U plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit, gazetarja zbulon si u punësua agjenti i AMP

Aktualitet

U plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit, gazetarja zbulon si u

Një vit pas lirimit nga burgu, 47-vjeçari Gilmando Dani është ekzekutuar këtë pasdite (11 nëntor) në dalje të aeroportit të Rinasit vetëm pak metra larg komisariatit të Policisë.

Ndërsa në atentat ka mbetur i plagosur rëndë edhe Muçi Shaljani, 40 vjeç, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), institucioni që mbikëqyr vetë forcat e rendit.

Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në Facebook ka treguar më tepër për prapaskenat e rekrutimit të tij në AMP.

Postimi I plotë

Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj!

Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit.

Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat.

Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend.

Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi.

Muci Shaljani alias Sheqeri u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator. Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë.

Drejtimin e structures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.

Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certefikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar).

Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësjnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verefikimin e të gjithë punonjësve.

Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me cduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar.

Është ende herët për të vlerësuar se cdo të ndodhë me procedurën e celur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e policisë së Shtetit nga oficerë të lidhura me krimin apo të përfshirë në korrupsion.

 

ME TE LEXUARAT