U plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit/ Prej 3 muajsh punonjës i AMP, Muçi Sheqeri pa certifikatë sigurie. Punësimi i tij…
Lajmifundit
/
12 Nëntor 2025, 10:28
Aktualitet

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Muçi Sheqerin, i cili mbeti i plagosur ditë n e djeshme në atentatin ndaj Gilmando Danit.
Burime për ballkanweb pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie.
Për këtë arsye ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.


