U vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Vangjush Dakos po i komunikohen akuzat, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Aktualitet

U vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së

Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se pranë Vangjush Dakos në ambientet e Drejtorisë e Policisë Tiranë është edhe avokati i tij Petrit Ismaili, i cili pak më vonë mund të japë edhe një deklaratë për mediat.

Lala ka raportuar se zotit Dako po i komunikohen akuzat, ndërkohë që ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

“Oficerët e policisë gjyqësore po i komunikojnë akuzat zotit Dako e duhet të firmosen nga ana e tij dhe avokatit. Më pas mund të ketë edhe një reagim nga avokati i zotit Dako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Petrit Ismaili është brenda ambiente të Drejtorisë së Policisë Tiranë prej të paktën 30 min.
Ai ka konfirmuar në një bisedë me News24 se nuk e ka ende një prokurë e firmosur para një noteri sa i përket përfaqësimit të zotit Dako, por do të marrë kontakt me të.

Ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të vijë në ambientet e Drejtorisë së Policisë t’i mundësojë të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Mbetet për tu parë nëse zoti Dako do preferojë të kalojë në ambientet e burgut duke pretenduar se kanë shqetësime shëndetësore, një rrugë kjo e ndjekur nga të gjithë zyrtarët e ish zyrtarët e tjerë të arrestuar”, ka raportuar ajo.

ME TE LEXUARAT