Çudia me Dukën, përfaqësohet në gjyq nga avokati i personit që akuzohet se i vuri tritolin në derë

Aktualitet

Çudia me Dukën, përfaqësohet në gjyq nga avokati i

Një rastësi e çuditshme ka dalë në pah në ditët e fundit sa i përket gjyqeve të presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka, i cili përballet me akuzat e manipulimit të zgjedhjeve që i sollën mandatin e 6 në krye të institucionit të futbollit në vendin tonë.

Në gjyqin e Dukës kundër Dritan Shakohoxhës për manipulimet gjatë procesit zgjedhor tre muaj më parë, sipas shkresave rezulton se përfaqësuesi ligjor i tij është avokati Ilia Ilia.

Ky i fundit po merret me të gjitha çështjet për të cilat është akuzuar Duka dhe të cilat kanë përfunduar para gjykatave në Tiranë të cilat fillimisht dhanë vendime kundër tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por i njëjti avokat, Ilia Ilia, rezulton të jetë avokati mbrojtës edhe i Arlen Hasanajt.

Ky i fundit, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit si i dyshuari për ngjarjen që bëri bujë asokohe për një sasi tritoli të vendosur në derën e banesës së Dukës, pikërisht në fillimin e fushatës zgjedhore.

ME TE LEXUARAT