Vdekja e 4 turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Hodha vetëm një gotë klor në 60 tonë ujë

Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Hodha

Publikohet dëshmia e dy prej punonjësve të hotelit Gloria Palace në Qerret të Kavajës ku humbën jetën tragjikisht 4 rusë të së njëjtës familje.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një javë më parë grupi hetimor mori në pyetje dhe punonjësin e pishinës personin me iniciale N.H. i cili tha për hetuesit se si çdo ditë ai bënte pastrimin e pishinës në të cilën ka hedhur vetëm një gotë me klor.

“Jam punëtor ndërsa procedurën ma ka mësuar punonjësi para meje duke më treguar dhe protokollin. Pastrimin e bëj çdo ditë në mëngjes. Fillimisht e bëj me pompë dhe me fshesë të posaçme. Më pas, në fund bëj lavazh filtrat e pishinës dhe hedh vetëm një gotë me klor në pishinën e cila mban 60 tonë ujë. Si çdo ditë edhe me 14 tetor bëra pastrimin në orën 8 ose 8:30 të mëngjesit ku në kanalin kullues hodha një gotë klor”, citon deshmine a2 cnn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmia e punonjësit të pishinës

Veç dëshmisë së punëtorit të pishinës, i cili mesa duket hedh poshtë dhe variantin e pistës së toksifikimit nga klori, dëshmi para hetuesve dha menaxherja e përgjithshme e hotelit, Xhudiljana Pole. Ajo tha se turistët prej një jave qëndronin në hotel, ndërsa kishin marrë me qira një automjet.

“Shtetasit kanë qëndruar një javë në resort. Turistët e kalonin kohën më shumë jashtë hotelit sepse kishin marrë me qira një automjet. Më 14 tetor, ata kishin rezervuar në recepsion që të përdornin SPA. Në orën 18:00 kontrolluam pishinën, temperaturën e ambientit, higjienën e çdo gjë më është dukur në rregull. Çdo gjë sipas kushteve dhe parametrat ishin brenda normave.

Sipas termometrit temperatura shënonte 27 gradë. Turistët hynë në SPA në orën 20:30. Punonjësja e recepsionit H.K së bashku me sanitaren shkoi 30 minuta më pas në orën 21:00 për t’i pyetur nëse kishin nevojë për të pirë diçka. Më pas në orën 21:40 minuta sërish me sanitaren shkoi punonjësja e recepsionit kur i pa turistët pa shenja jete”.

Ngjarja ngre pikëpyetje të shumta në një kohë që nga dosja hetimore, por edhe dëshmitë e punonjësve hedhin poshtë disa prej pistave te mundshme. Grupit të hetimit një ditë më parë iu kthyen mbrapsht dhe mostrat e ujit pasi rezultojnë të marra jo sipas kushteve të duhura për t’u analizuar./a2 cnn

ME TE LEXUARAT