Vdekja e fizioterapistit të kombëtares, Meta: Mihali kontributor i sukseseve të ekipit tonë

Aktualitet

Vdekja e fizioterapistit të kombëtares, Meta: Mihali kontributor i

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së Ylli Mihalit, fizioterapistit të kombëtares shqiptare, ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, presidenti ngushëllon familjen dhe miqtë e Mihalit, ndërsa ngre në piedistal emrin e tij.

  “Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!”, shkruan Meta.  Ylli Mihali ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas 1 muaji luftë me Covid-19. Mësohet se fizioterapisti ishte vaksinuar, por kjo nuk mjaftoi që ai të infektohet, duke u përkeqësuar ditë pas ditë. Sipas informacioneve të para, Mihali në ditët e fundit ishte intubuar.

ME TE LEXUARAT