Vrasja e policit Xhuliano Prela, dëshmia e mikut që e ka parë i fundit gjallë: Më mori nga Rinasi

Aktualitet

Vrasja e policit Xhuliano Prela, dëshmia e mikut që e ka parë i

Mbrëmjen e sotme emisioni ‘Në Shënjestër’ publikon për herë të parë detaje të pathëna nga dosja hetimore e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhuliano Prela dhe se si makina që u përdor nga autorët ishte shitur disa herë brenda pak javësh te persona të ndryshëm.

Sipas rrëfimeve të familjarëve të viktimës, natën e ngjarjes, Xhulio, siç ata e thërrisnin, ndodhej në banesën e prindërve të tij në qytetin e Lezhës. Aty, ku konsumoi edhe darkën e fundit me ta.

Vetëm pak pas mesnate, ai kërkoi të ngrihej nga tryeza pasi do të shkonte të merrte një mikun e tij në Aeroportin e Rinasit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dosjes hetimore dhe dinamikës së zbardhur të ngjarjes, Xhuliano Prela, u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij në orën 3.00 të mëngjesit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Por ky nuk do të ishte orari i vërtetë i krimit.

Çka do të zbulohej më pas nga vëzhgimi i të gjithë kamerave të sigurisë së autostradës Lezhë-Shkodër.

Sipas dëshmisë së mikut të tij emigrant, që mbërriti atë mëngjes në Aeroportin e Rinasit, Xhulio kishte dalë për ta pritur ashtu siç ata edhe e kishin lënë më herët.

Ata u takuan së bashku në aeroport në orën 12.10, pak pas mesnate.

Pasi lanë aeroportin të dy u drejtuan për në Shkodër, për në banesën e mikut të tij.

Ku edhe pse ky i fundit iu lut të qëndronte aty natë, Xhulio vendosi të kthehej sërish në Tiranë. Por rrugës së kthimit në kryeqytet, në autostradën Lezhë-Tiranë diçka duket se ndodhi.

Por çfarë tha për mediat, miku i tij Pjetër Gavoçci, ai që e pa dhe e takoi i fundit në të gjallë, Xhuliano Prelën.
“Unë pata marrë motrën në telefon dhe i thashë a mundesh me më dalë para. Më tha nuk mundem Pjetër pas orës 10 të natës, se është kjo koha e pandemisë, por do të vijë Xhulio të të marrë në Rinas.

Unë i thashë, lene mos e nxirr djalin hiç se po marr taksi edhe vij. Por ajo më tha mu se Xhulio ka qef me të taku. Kam ardh në orën 12.10 edhe kam shku te makina me ta. Prej te makina më dha një çakmak se desha me ndez cigare e ma la kujtim për tanë jetën. Ka shku, ka pagu biletën e parkingut.

Vrasja e policit Xhuliano Prela, dëshmia e mikut që e ka parë i

Kena ndejt duke ba muhabet në makinë. Na ka shku rruga si me kenë t’u hyp në makinë e duke u ul direkt. Kena ardh te shpia edhe ju luta katër – pesë herë që të rrijë këndej, sepse edhe motra më pati thënë që të mos e leja të lëvizte natën.

Nuk mundem me fjetë kund më ka thënë. I thashë motrës së nuk dëgjoj me ndejt. Nuk ma dha Zoti që t’i thoja ta merrte rrugës dhe të dinim ku ishte. Ka ardh motra në mëngjes dhe më ka thënë hajde se ka bërë aksident Xhulio. Kam shku në Lezhë. Kur kena shku te spitali, thotë oficeri i policisë “rrofshi vetë”. Pastaj më mori 5 metra më andej e më tha se nuk është çështje aksidenti, por e kanë vra”./bw

ME TE LEXUARAT